Në qarkun e Korçës ka patur reshje të dobëta shiu dhe dëborë kryesisht në zonat malore dhe me temperatura që kanë ardhur në ulje.
Subjektet kontraktore kanë vazhduar punën duke kriposur e mirëmbajtur akset kryesore nacionale dhe ato turistike, për rrjedhojë ato kanë qenë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.
Strukturat e EC në bashki nuk raportojnë situata problematike. Deri tani rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme.
Për furnizimin me energji elektrike nuk raportohen problematika