Reshjet e shiut edhe ditën e nesërme do të vijojnë duke mbajtur pothuajse të njëjtin intesitet thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje shiu do të ketë që në orët e para të mëngjesit. Ndërsa në lartësinë mbi 700-800 metra do të ketë reshje dëbore me intensitet deri mesatar. Temperatura në zonat malore do të jetë 3 deri 11°C, në zonat e ulëta 5 deri në 13 gradë dhe në zonën bregdetare 8 deri në 14 gradë.

Përshëndetje nga SHMU!

Për ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar, kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut do të fitojnë përsëri intensitet deri mesatar. Në lartësin mbi 700-800 metra reshje dëbore me intensitet deri mesatar. Era do të vijojë të jëtë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në orët e pasdites e kryesisht të mbrëmjes do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 3-4 ballë.Lexo.al