Njoftimi i OSHEE:
👉Si pasojë e motit të keq me stuhi ere dhe reshje shiu🌧️ intensive shoqëruar me shkarkesa atmosferike në të gjithë vendin, rrjeti i shpërndarjes së energjisë ⚡ u prek nga defektet kryesisht në linjat ajrore.
👉Në krahasim me situatën e orës 09.00, deri në mesditë grupet e avarisë së OSSH kanë riparuar mbi 70 përqind të defekteve të cilët u shfaqën kryesisht në këputje përcjellësash dhe thyerje izolatorësh.
👉Zonat më të prekura nga defektet janë rajoni Gjirokastër, Shkodër dhe Burrel, kryesisht zonat rurale të thella dhe malore.
👉Vërshtirësi paraqet terreni i vështirë në të cilën ndodhen linjat e dëmtuara.
👉Sic shihet dhe nga fotot, megjithë reshjet e shiut 🌧️, punonjës nga 11 rajonet e OSSH në vend, janë në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë⚡ tek të gjithë abonentët