Kryeministri Edi Rama përmes një video ka bërë me dije se edhe mësuesit e kanë marrë Pakon e Madhe.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë shton se kjo pako ka ardhur si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e inflacionit tël uftës mbi familjet e mësuesve gjatë këtij viti të vështirë.
“Edhe mësuesit e kanë marrë Pakon e Madhe, si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre gjatë këtij dimri të vështirë”, shkruan Rama.
Ndërkohë, kujtojmë se ditën e fundit të vitit që lamë pas Rama prezantoi Pakon e Madhe të ndihmës ekonomike e cila do i ofrohej 1 milion qytetarëve si një ndihmë për të përballuar inflacionin e shkaktuar nga lufta.