Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur solidaritetin e tij lidhur me situatat e përmbytjeve të ndodhura në disa prej komunave të Kosovës.
Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook shkruan se është pranë qytetarëve në këto momente si dhe falenderon autoritetet përkatëse të cilat u kanë ardhur në ndihmë qytetarëve.
“Në këto momente të vështira nëpër të cilat po kalojnë qytetarët në disa komuna të Kosovës, pas përmbytjeve e reshjeve të shiut, lutem që jeta e çdo banori të jetë e sigurtë dhe dëmet e shkaktuar të jenë sa më të vogla. Falemnderit FSK-së, zjarrëfikësve, policisë, dhe atyre që janë pranë banorëve për ta tejkaluar gjendjen e vështirë”, shkruan Balla.