Cristiano Ronaldo ka vizituar Realin e Madridit në stërvitje. “Galaktikët” ndodhen në Arabinë Saudite, aty ku po përgatisin finalen e Superkupës së Spanjës, e cila zhvillohet të hënën kundër Barcelonës.

Para “El Clasico”, Ronaldo ka vizituar ish-shokët e skuadrës, me madrilenët që po stërviten në kompleksin e Al Nassr, skuadra e re e Ronaldos në Arabinë Saudite.

Portugezi është parë i ngrohtë me ish-shokët e ekipit, teksa nuk ka munguar përqafimi me trajnerin Carlo Ancelotti. Kujtojmë se Ronaldo kaloi nëntë vite (2009-2018) me Realin e Madridit, duke fituar 16 trofe.