Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në një idhull për një pjesë të madhe të publikut, që kur ai u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania që po transmetohet në televizionin “Top Channel”.

Ish-pjesëmarrësi në Eurovizion 2006 ka shkaktuar një “boom” reagimesh në rrjetet më të mëdha sociale, me komente nga më pikantet.
“Çmenduria” e fansave është e tillë, sa së fundmi një lokal në Tiranë ka vendosur të ofrojë pije falas për të gjithë fansat e Luizit, të cilët do ta frenkuentojnë barin.

Kujtojmë se që prej momentit që është bërë pjesë në shtëpi, këngëtari ka arritur të fitojë zemrën e publikut.