Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi përmend fiskalizimin si një nga sukseset e vitit 2022 që ishte 100% te biznesi i madh dhe 93% tek i vogli. Po ashtu thotë se është bërë revolucion me cilësinë e shërbimeve online.
Ekonomi përmendi edhe prioritet e 2023 duke nisur nga cilësia e shërbimeve deri te performanca e nëpunësve civilë dhe shqyrtimi i raporteve të INSTAT.
“Viti 2023 do të na vërë në punë që cilësia e shërbimeve online të jetë në përmirësim. Nisma e qeverisë nuk është vetëm për shërbimet qendrore por edhe vendore. Është e rëndësishme që të hafrtojmë një listë të unifikuar për standardet e shërbimeve. Sa i takon Open Government Partnership, është e rëndësishme të thërrasim opinionet e shoqërisë civile në hartimin e këtij plani. Situata tjetër e rëndësishme është që të kemi institucione të mira që të bëjnë punët. Vendosja e praktikave operacionale është shumë e rëndësishme se është sfidë e madhe pasi përmirëson jetën e brendshme të çdo administrate ndaj po bashkëpunojmë me UNDP. Performanca e nëpunësve civilë është një tjetër detyrë e 2023. Performanca e individit nuk lidhet me ate te institucionit. Do të vijojë ndjekja e botimeve të INSTAT si dhe certifikimi i agjensive kryesore shërbim ofruese me ISO 9001”, tha Ekonomi.