Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka zhvilluar një konferencë lidhur me regjistrimin e pronave shtetërore. Lame tha se mbetet prioritet regjistrimi i pronave shtetërore, ndërsa theksoi se do të ketë një regjistër për pronat publike.

Ndërkohë, të gjitha institucionet shtetërore do kenë mundësinë që pronat e tyre t’i regjistrojnë në e-Albania. Lame tha se kjo po bëhet me qëllim që të mos ketë më abuzime me pronat shtetërore.

“Tani jemi fokusuar tek regjistrimi i pronës shtetërore. E dimë të gjithë se çfarë ka ndodhur,. Nuk dua të vendos gishtin mbi të shkuarën. Rastet me abuzimin janë të pafundme dhe ka nisur për shkak të mos regjistrimit ndër vite të pronës shtetërore. 260 mijë prona shtetërore, prej këtyre 155 mijë prona u janë transferuar intitucioneve qendrore dhe vendore. Vetëm rreth 20 mijë regjistrojnë të regjistruar në kadastër.

Institucionet do regjistrojnë pronat e tyre. Futesh me kodin e institucionit, qendror ose vendor. Të aplikojnë në e-Albania për të regjistruar pronën. Nga momenti që janë të regjistruar, asnjë in tjetër nuk mund të veprojë mbi këto prona, gjykata dhe komisioni i kthimit të pronave”, u shpreh Lame.