Ditën e sotme në Prishtinë është paralajmëruar një protestë kundër ish kryeministrit Albin Kurti. Ka qenë një deklaratë e kreut të qeverisë së Kosovës për Oliver Ivanoviq, ish liderin e vrarë të serbëve të Kosovës ajo çka ka nxitur qytetarët të dalin në protestë
Tubimi pritet të nisë rreth orës 12:00 në qendër të kryeqytetit në Shesin Skënderbej në Kosvë
Thirrja është publikuar në Facebook me titullin: Kryeministër, mos na e shkel gjakun! Ndaloni devijimin e historisë”.
Në përvjetorin e pestë të vdekjes së Ivanovicit, Kurti postoi një video-mesazh në Facebook, ku theksonte se ai ishte një luftëtar i përkushtuar për interesat e vendit.
“Ai ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit”.
Kush ishte Oliver Ivanoviq:
Oliver Ivanoviq, ishte një politikan serb i Kosovës. Ivanoviq shërbeu si Sekretar Shtetëror i Ministrisë për Kosovë dhe Metohi nga viti 2008 deri në vitin 2012 dhe gjithashtu ishte anëtar i Qendrës Koordinuese për Kosovë dhe Metohi nga viti 2001 deri në vitin 2008. Ai u vra nga autorë të panjohur më 16 janar 2018 në Mitrovicën e Veriut.