Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me disa fotografi nga punimet që po bëhen në Lungomaren e re të Durrësit. Kreu i qeverisë shkruan se ky projekt madhor do t’i japë një rëndësi më të madhe qytetit turistik.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këto pamje nga kantieri i Lungomares së re të Durrësit, e cila do të jetë një shëtitore e bukur që bashkë sipërfaqen e zgjeruar të rërës, do t’i japë një përmasë e vlerë të re krejt zonës bregdetare të qytetit turistik, ju uroj një ditë të mbarë🙏“, shkruan kreu i qeverisë.
Lungomarja e re e Durrësit është një investim me impakt të lartë ekonomik, i cili do t’i japë edhe më shumë vlerë të shtuar turizmit në qytetin bregdetar. Ky projekt përfshin 3 kilometra vijë bregdetare, nga ura e Dajlanit deri te Konvaleshenca, dhe do të jetë me gjelbërim, parqe dhe hapësira sportive.