Guri i Kamjes, një monument i natyrës pranë fshatit Dardhë të Pogradecit, është kthyer në destinacion turistik në të gjitha stinët.

Kryeministri Edi rama ndau sot pamje nga ‘Guri i Kamjes, të cilin e cilësoi një mrekulli e natyrës, shumë pranë Pogradecit.

Rama u shpreh se, ‘Guri i Kamjes’ është një destinacion i përkryer për t’u vizituar në çdo stinë.

‘Guri i Kamjes’ ngrihet madhështor si një “kështjellë” në lartësinë 1461m mbi nivelin e detit, dhe e mbart vlera të rralla gjeologjike, kulturore, historike e turistike.

Guri i Kamjes është 1461 m mbi nivelin e detit. Ai përfaqëson një formë interesante relievi në trajtën e “një anije që lundron në një det të hapur”. Është i gjatë rreth 100 m, i gjerë rreth 80 m dhe i lartë rreth 70 m. Forma e tij lidhet me rezistencën më të madhe të konglomerateve që e përbëjnë, në krahasim me argjilat që ndërtojnë territorin përreth tij.

Mbi këtë formë relievi veprojnë proceset e erozionit dhe era, që kanë gdhendur në mikroforma të çuditshme. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike e gjeologjike, por edhe kulturore, turistike dhe didaktike me rëndësi lokale.