Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi në Facebook nga ndërtimi i pallateve të reja në lagjen “5 Maji” në kryeqytet. Në postimin e tij në Facebook, kreu i qeverisë thekson se këto ndërtime të reja janë një vepër dinjitoze urbane dhe arkitektonike ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti.

“Mirëmëngjes dhe me shpresën se do t’ju kujtohen ende “viktimat” e lagjes 5 Maji tek dera e parlamentit, ku po merr sot formë dita-ditës kjo vepër dinjitoze urbane e arkitektonike, e ku do të vazhdojë strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti, përfshirë edhe ata që protestonin për motive politike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.