Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga tregu i ri i Farkës në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bën me dije se nëpërmjet këtij tregu do të shkurtohen kostot kohore dhe financiare për fermerët dhe konsumatorët.

“Mirëmëngjes! Dhe me tregun e ri publik të Farkës që i shtohet zinxhirit të tregjeve Korçë, Bulqizë, Vau i Dejës, Belsh, si hapësira të nevojshme për fermerët dhe konsumatorët, të cilët do të mund të shesin e blejnë produkte të ndryshme duke shkurtuar kosto kohore e sidomos financiare, ju uroj një ditë të bukur” shkruan Rama.