984 laboratorë ‘smart’ të ndërtohen brenda vitit 2024 është objektivi i qeverisë për atë që e quan revolucioni dixhital. Kryeministri Rama ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook nga mbledhja me ministrat në Vilën 31 se brenda janarit do të startojë programi i kodifikimit për 1200 të rinj.
“Laboratorët smart dhe hyrja në mësimin e gjuhës digjitale qysh në klasën e parë do ta kthejnë hap pas hapi Shqipërinë në një hapësirë shembullore punësimi cilësor për të rinjtë, ndërkohë që programi i ri vjetor i Kodimit do t’u japë brenda një kohe të shkurtër të rinjve të përfshirë, çelësin për të hyrë tregun global online me paga të larta”, shkruan Rama.