Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me presidentin Bajram Begaj. Mësohet se kreu i qeverisë ka shkuar në presidencë për t’u takuar me Begajn. Ende nuk dihen arsyet e takimit. Ky takim vjen vetëm një ditë pasi kreu i qeverisë mbajti një mbledhje me kabinetin qeveritar.
Kreu i qeverisë do të vijojë edhe sot me mbledhjet. Pas Begajt, ai pritet të takohet me drejtorët e përgjithshëm të institucioneve, dhe më vonë me drejtuesit e qarqeve.