Vijon mbledhja dy ditore që po zhvillon kryeministri Edi Rama me ministrat në Vilën 31 në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë iu është përgjigjur kritikëve teksa shkruan se viti që lamë pas ka arritur rekord përsa i përket eksporteve bujqësore.

“2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD… dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e mediave thonë ka vdekur bujqësia.”, ka shkruar kreu i qeverisë krahas fotos që ka ndarë.