Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është “kryqëzuar” në rrjetet sociale pas një foto selfie mbi trupin e pajetë të legjendës së futbollit, Pele. Në homazhet për nder të “Mbretit të Futbollit”, Infantino është kapur nga kamerat duke bërë foto pranë arkmortit me trupin e Pele.

Një gjë e tillë është parë e paarsyeshme nga tifozët, që kanë shrfyrë në rrjetet sociale për një moment të tillë. Pasi tregoi se në nder të Pele në çdo shtet duket të ketë një stadium me emrin e tij, Infantino është në qendër të akuzave pas veprimit të bërë.

Kujtojmë se në 29 dhjetorin e 2022 Pele u nda nga jetë në moshën 82-vjeçare pas problemeve shëndetësore, me ceremoninë mortore që do përfundojë sot, teksa në Brazil u vendosën 3 ditë zie.