Juventusi i Masimiliano Allegri-t do të presë sot në orën 18:00 Udinese-n në ‘Alianz Stadium’ për të zgjatur serinë e fitoreve rradhazi dhe për të treguar se këtë sezon do luftojë për titull pavarësisht nisjes tejet të dobët të kampionatit.
Pak ditë më parë i mjaftoi një gol në ekstremin e lojës nga Milik për të likuiduar Cremonese-n, ndërsa edhe sot do vijojë të ketë të padisponueshëm për shkak dëmtimi Bonucci-n, Cuadrado-n, Pogba-n dhe Vlahovic-in. Aktualisht Juventus renditet në vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa Udinese deri më tani ka bërë një sezon pozitiv duke u renditur e teta.
Sakaq në vendin e katërt, me 1 pikë më pak se Juventusi, është Interi, që të mërkurën rihapi garën në Seria A, duke mposhtur Napolin që deri në atë moment nuk kishte asnjë humbje. Sot në orën 20:45 zikaltërit do kërkojnë 3 pikët e rradhës në transfertë kundër Monzës.