Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme, në Spitalin Universitar të Traumës është një tjetër investim në kantierin e shëndetësisë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ky spital modern që siguron cilësi në shërbimin ndaj qytetarëve.
“Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme, në Spitalin Universitar të Traumës dhe ura lidhëse që po ndërtohet është një tjetër investim që vijon me ritme shumë të mira në kantierin e shëndetësisë, që nuk ndalet nga veriu në jug”, u shpreh Rama.
Investimet në shëndetësi kanë transformuar spitalet universitare dhe ato rajonale, duke ofruar jo vetëm kushte më të mira, por edhe më shumë shërbime cilësore për pacientët.
Nga ndërtimi i spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme do të përfitojnë rreth 109 mijë pacientë.