Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka reaguar pas sulmit terrorist në Sinangogë në Jeruzalem. Xhaçka shkruan se ndihet e tronditur nga ky sulm që ndodhi ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit

“Të tronditur nga sulmi i tmerrshëm terrorist në një sinagogë të Jeruzalemit. Fakti që sulmi ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit vetëm sa shton neverinë që ndiejmë ndaj akteve kriminale si kjo. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe të plagosurve”, shkruan Xhaçka.