Tregu i punës do të përfshihet në zhvillime pozitive në vitin 2023. Anketat dhe indekset e vitit 2022 tregojnë se burimet njerëzore janë sfida kryesore me të cilën po përballen bizneset. Sfida do të jetë edhe më e mprehtë në vitin 2023, në kushtet e rritjes së kërkesës në turizëm, ndërtim etj., dhe tkurrjes së fuqisë punëtore.
Burimet njerëzore janë shndërruar në gur themeli për qëndrueshmërinë e bizneseve në Shqipëri, si pasojë e rritjes së ofertave për punë dhe pakësimit të popullsisë. Në vitin 2023, oferta e punës do të qëndrojë e lartë, për shkak të kërkesës në rritje në sektorin e turizmit, ndërtimit dhe nëndegëve të lidhura me to. Kërkesa do të konkurrojë sektorin e fasonit dhe industri që paguajnë pak. Ekspertët pohojnë se këto zhvillime do të rrisin nivelin e pagave për lart nga 8-20%. Profesionet me paga të ulëta do të kenë rritjen më të madhe në përqindje.
Tregu i punës do të përfshihet në zhvillime pozitive në vitin 2023. Anketat dhe indekset e vitit 2022 tregojnë se burimet njerëzore janë sfida kryesore me të cilën po përballen bizneset. Sfida do të jetë edhe më e mprehtë në vitin 2023, në kushtet e rritjes së kërkesës në turizëm, ndërtim etj., dhe tkurrjes së fuqisë punëtore. Ekspertët e tregut të punës dhe menaxhimit të burimeve njerëzore pohojnë se, sektori që pritet të ketë kërkesën më të lartë të drejtpërdrejtë është turizmi, i ndjekur nga ndërtimi dhe të gjithë nënindustritë që lidhen me to.
më shumë në Shqipëri.
Po tregu i punës, çfarë do të ofrojë më shumë në vitin 2023?
Sektori që pritet të ketë kërkesën më të lartë të drejtpërdrejtë është turizmi, i ndjekur nga ndërtimi dhe të gjithë nënindustritë që lidhen me to. Kërkesa e lartë e drejtpërdrejtë për punonjës në turizëm, do të përkthehet edhe në kërkesë për punonjës në industrinë ushqimore apo në shitje dhe shpërndarje HORECA, e deri te kërkesa për shoferë dhe shoqërues për transport, pra zinxhiri i ofertës për punë do të jetë shumë më i gjerë. E njëjta situatë do të jetë dhe në ndërtimtari, ku kërkesa për punonjës të drejtpërdrejtë që nga arkitekt, inxhinier, ekonomist e specialist dhe deri te punonjës kantieri do të ndiqet nga kërkesa për shitës të materialeve të ndërtimit, apo të gjithë sektorëve që mobilojnë apo pajisin banesat apo mjediset tregtare. Ky efekt nuk do të ndalet vetëm te këta sektorë, sepse oferta e punësimit është e agreguar.
Kjo do të thotë që nëse dikush punon në një fasoneri dhe paguhet 40,000 lekë neto në muaj, nuk do t’i interesojë që të punojë në fasoneri nëse një hotel do t’i ofrojë punë në kuzhinë, si ndihmës dhe do ta paguajë 70,000 lekë. Në këtë mënyrë, i gjithë tregu i punës do të ketë kërkesë dhe kjo do të sjellë, edhe në vitin 2023, në një rritje pagash nga 8% në 20% rritje. Rritjet më të larta do të jenë për punët që sot paguhen më pak, sepse baza e tyre është e ulët dhe rritje më të vogël do të kenë punët e kualifikuara.
Prodhimi, Drejtor të Përgjithshëm, etj.)
Punonjësit e kualifikuar më lart, por edhe punonjës të sektorëve të tjerë si p.sh., bankë dhe shërbime financiare, apo telekomunikacion dhe shërbime profesionale, etj., kërkojnë më shumë sesa një pagë të mirë. Janë dy aspekte kryesore për ta që nuk duhen anashkaluar tani e në vazhdim:
Mundësi për karrierë
Mundësi për trajnime
Të dyja këto aspekte kanë të bëjnë me të ardhmen e individit, por edhe me vlerësimin që punëdhënësi shfaq për ta dhe punën e tyre. Punonjësit e kualifikuar nuk do të mund të mbahen më vetëm me pagë, sepse atë do ta marrin diku, por mundësia e drejtë për karrierë, apo thellimi në rritje profesionale janë thelbësore tashmë për t’i mbajtur ata të angazhuar. Produktiviteti që vjen nga kombinimi i mirë i trajnimit, trajtimit me drejtësi, mundësisë për karrierë dhe pagës është edhe më i lartë sesa produktiviteti që arrihet nga informatizimi i proceseve.
Një tjetër aspekt shqetësues për tregun e punës në vitin 2023 do të jetë dhe migrimi. Në sondazhin që në realizuam në shtator – tetor 2022 për kënaqësinë dhe angazhimin në punë në Shqipëri dhe Kosovë, na rezultoi se 53% e të anketuarve (1,621 intervista të plota) janë të interesuar për të kërkuar punë në një shtet tjetër në 12 muajt e ardhshëm, dhe 25% e tyre shprehen se ka shumë mundësi që të lëvizin në 12 muajt e ardhshëm.
Natyrisht jo të gjithë do të kenë mundësi të largohen në një shtet tjetër, por dëshira nuk mungon. Kur ka dëshirë për largim, ka edhe largime. Ndoshta jo për 12 muaj, por edhe për 24, por nëse dikush mendon të largohet 53% dhe 25% e dëshiron, gjykoj që do ta gjejë mundësinë për t’u larguar. Ritmi largimeve pritet të jetë si deri më tani, i vlerësuar (sepse nuk matet dot) rreth 40,000 largime në vit.
Këto largime do ta thellojnë edhe më shumë mungesën e fuqisë punëtore, por njëkohësisht do të nxisin edhe rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve që do të vijnë si kundërpërgjigje për të frenuar largimet si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Shpresoj që rritja e pagave dhe përmirësimi i kushteve të jetë në nivelet 8-20%, në mënyrë që migrimi të frenohet disi.
Madje dhe uroj që të fillojnë rikthimet, të cilat do të mund të bëhen realitet vetëm kur pagat neto mesatare të arrijnë 100,000 lekë të reja në muaj. Gjykoj që ky është parakushti për frenim të ndjeshëm dhe rikthime. Viti 2023 do të ketë më shumë mundësi për ata individë që kanë për të dhënë, për profilet e kualifikuara, ndërsa për ato të pakualifikuara, do të eksplorojnë me sasi të vogla edhe për punonjës nga Azia.
Pagat do të rriten nga 8% në 20% dhe konkurrenca ndërmjet biznesit për punonjës do të bëhet edhe më e lartë, gjë që do të çojë jo vetëm në paga më të larta, por edhe në kushte pune më të mira. Tashmë i gjithë ky proces sa më lart do të jetë një pjesë përbërëse e konkurrencës së çdo biznesi. Ai që do ta bëjë më mirë, do të jetë më i suksesshëm. Konkurrenca për forcën e punës, tashmë është e pranishme dhe viti 2023 do ta përforcojë edhe më shumë këtë prirje./Monitor