Gjergj Prevazi është emëruar drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave. Në vendim thuhet se emërimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Vendimi i qeverisë
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.