Presidenti amerikan, Joe Biden, është filmuar nga kamerat ndërsa bënte ngatërresën e radhës. Këtë fundjavë, sipas raportimeve ai ka ngatërruar një anëtar të Ushtrisë së Shpëtimit për një agjent të shërbimeve sekrete. Incidenti ndodhi në El Paso, Texas, të dielën gjatë një vizite në kufirin me Meksikën. Pasi foli me oficerët e Patrullës Kufitare dhe bëri një shëtitje përgjatë murit që ndan të dyja vendet, presidenti u dërgua në një qendër emigrantësh dhe u prezantua me një anëtar të Ushtrisë së Shpëtimit të veshur me kostum.

Biden shkoi drejt ushtarit, i cili mbante një distinktiv të Ushtrisë së Shpëtimit, etiketën e emrit dhe qëndronte përpara një pankarte të Ushtrisë së Shpëtimit, i shtrëngoi dorën dhe i tha: “Kam kaluar pak kohë me Shërbimin Sekret në Poloni dhe Ukrainë”. Ushtaraku qartësisht i habitur, i buzëqeshi presidentit, ndërsa vazhdonin të shtrëngonin duart.