Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale videot e raketës që është dërguar në hapësirë nga baza aerospaciale e Floridas-SHBA, e cila mban në trup dy satelitët shqiptarë të premtuar me kohë nga kryeministri shqiptar.

“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”. Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm”, shkruan Rama.

TemA