Në Shqipëri krahas gripit qarkullon prej më shumë se dy javësh edhe virusi sincicial ose RSV. Virusi prek kryesisht moshat pediatrike duke shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në sistemin nervor qendror.
Mirëpo, rasti i parë dhe i rrallë në vendin tonë që është konfirmuar dy javë më parë, ka qenë një 16 vjeçar, gjendja e së cilit është përkeqësuar brenda ditës, çka e ka futur në intubim.
“Natyrisht kemi pasur një djalë në moshë 16 vjeçare që ka ardhur në spital në gjendje të rënduar. I rënduar brenda pak orësh. Me temperaturë të lartë, dhimbje koke të fortë, kollë dhe e percipopetoj situatën dhe u fut menjëherë në intubim mekanik. Probleme me trurin, mushkëritë, të zemrës. Një moshë e re të hyje kaq shpejt në intubim, ishte një situatë jo e mirë. Gjykuam se është një situatë gripi, por në sajë të analizave të bëra në ISHP u evidentua shkaktari që ishte RSV. Për ne në shërbimin infektiv është rast i rrallë, tek një adult.
Ishte në një situatë të re. sot gjendja e djalit është e mirë. Ishte hera e parë që ne kishim një rast të tillë dhe kaq të rënduar. Gripi ka temperaturë, dhimbje muskujsh, kollë. E veçanta është se kur je në sezon gripi është e vështirë të mendosh që është dhe ky virus dhe tek të rriturit është situatë e rrallë. Mushkëria ishte e dëmtuar dhe tamponët dolën negativë dhe duke marrë analizën u pa që ishte RSV. Është një gjë e rrallë për t’u evidentuar në këto mosha. Ishte I rënduar në mënyrë të pa pritur dhe tek një moshe e madhe dhe pa asnjë sëmundje tjetër”, tha Çomo.
Drejtoresha e spitalit infektiv, Najada Çomo tha se konstatimi i këtij virusi, që ka simptoma të njëjta me gripin bëhet vetëm me anë të analizave laboratorike në ISHP,
“Një pjesë e moshave të reja janë shtruar në spital sepse temperature ka qenë e lartë. Shenjat kryesore kanë ngjashmëri me gripin dhe simptomat janë rrufa, kolla, dhimbja e gjoksit. Kanë ngjashmëri me natyrë bakteriale dhe diferenca nuk bëhet dot në bazë të shenjave klinike, por diferenca bëhet nëse pacienti është i shtruar në spital dhe i bëhen në spital. Rasti u konstatua para 2 javëve dhe askush nuk e mendoi se është kjo”, u shpreh Çomo.
Çdo ditë urgjencën infektive, tha Çomo kërkojnë ndihmë deri në 200 qytetarë, ku nga komplikacionet për shkak të gripit janë regjistruar raste të të prekurve në tru nga meningjiti apo encefaliti.
“Në spitale shtrohen ato që bëjnë komplikacione në mushkri, temperaturë të lartë që nuk mundet në shtëpi. Vazhdojnë të vijnë kryesisht grup moshat e reja dhe veç atyre me sëmundje kronike. Gripi ka komplikacion të parë në rrugët e frymëmarrjes, në sistemin nervor qendror, meningite dhe encefalitet dhe jep komplikacione në zemër. Veç pacientëve që janë me shenjat kryesore të gripit që nuk dominohen në kushte shtëpie, kemi raste të shtuara me infeksione të trurit siç është meningjit. Kanë qenë qytetarë shqiptarë dhe të huaj që e kanë kaluar këtë situatë”, shtoi ajo.
Piku i gripit tha drejtoresha e Institutit të shëndetit publik, Eugena Tomimi në një intervistë për Sot Live në Shqipëri do të jetë në fund të janarit.
Krahas simptomave si temperatura e lartë, kolla, problemet me frymëmarrjen, risi e këtij viti e gripit është edhe dhimbja e fortë e trupit.