DPSHTRR ka njoftuar se nga data 4 Janar, lëshohen formate të reja të Certifikatave të Trajnimit ADR, Instruktor Praktike, Buldozeristë, Eskavatoristë, Automakinistë dhe Dëshmi Taksisti!

Formatet e reja:
-Përfshijnë të dhëna sipas kodeve të BE, në përputhje me ISO 7810:2003 ID!
-Përmbajnë elemente të sigurisë!
-Eliminojnë mundësinë e manipulimit të të dhënave;
-Nuk dëmtohen nga lagështira ose palosjet!

Kartonat e rinj do të jepen për aplikimet e reja ose për RINOVIMET! NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë kartonat aktualë, deri në skadimin e afatit të tyre!

Heqim dokumenta letre, kalojmë nga metodat manuale në automatizim, digjitalizojmë personalizimin dhe përshpejtojmë ndjeshëm lëshimin e kartave të reja, paralel me rritjen dhe unifikimin e afateve të vlefshmërisë!

Shërbimet e transportit rrugor çdo vit e më të standardizuara, me procese aplikimi e prodhimi elektronike, ekonomike e të sigurta!