Jo të gjithë njerëzit duan të njëjtat gjëra nga jeta dhe nga marrëdhëniet e tyre. Ndërsa disa e gjejnë veten të përkushtuar për një lidhje të vetme, të tjerë mendojnë se nuk mund të “mbulohen” nga një person. Çdo person është i ndryshëm dhe përballja me çështjet e dashurisë është e ndryshme.

Ka edhe disa shenja të horoskopit, të cilat për shumë arsye të ndryshme, të cilat do t’i shohim më poshtë, nuk do të qëndrojnë lehtësisht të përkushtuara ndaj partnerit të tyre dhe ka shumë gjasa të kërkojnë më shumë ndjenja dhe interes në marrëdhëniet paralele. Ata do të preferojnë të “mbajnë” dy ose më shumë partnerë, për të mbuluar ose dëshirat ose pasigurinë e tyre.

Pra, cilat janë shenjat që kanë më shumë shanse për diçka të tillë?

Peshqit

Ai është një shenjë që mund të gjejë lehtësisht diçka për ta emocionuar. Për çdo person individualisht, ai do të gjejë diçka të ndryshme për ta magjepsur atë. Në fakt, jo vetëm që shumë njerëz mund të fitojnë vëmendjen dhe interesin e tij, por ai përfshin edhe emocionet e tij në këto situata. Përgjithësisht është një shenjë komplekse, e cila shpesh ngatërrohet dhe nuk di saktësisht se çfarë dëshiron dhe çfarë kërkon, për pasojë ngatërron gjithçka së bashku. Çdo marrëdhënie mund të nxjerrë në pah një aspekt të ndryshëm të një Peshku, ndërkohë që ai përshtatet lehtësisht me situatat, në varësi të personit me të cilin ka të bëjë.

Shigjetari

Është një shenjë e aventurës. Asgjë nuk e emocionon një Shigjetar më shumë se diçka e re. Nga diçka që nuk e ka bërë apo provuar kurrë më parë. Nëse dikush i premton diçka të re dhe të veçantë, vështirë se do të thotë jo ose do të përmbahet nga “ngatërresat” e reja. Natyra e tij aventureske nuk e lë të qetë, por as nuk qëndron në një lidhje të vetme.

Binjakët

Falë shoqërimit të tij, ai mund të takojë vazhdimisht njerëz të rinj dhe të shtojë njerëz në rrethin e tij shoqëror. Për një Binjak, mërzia vjenë shumë shpejt dhe nëse kemi parasysh që ai e do komunikimin dhe aventurën, atëherë mos u habitni kur e shihni duke flirtuar apo duke biseduar me të tjerë gjatë gjithë kohës. Fakti që ai mërzitet lehtësisht në një situatë e bën atë të kërkojë fytyra të reja dhe aventura të reja që i zgjojnë interesin dhe vëmendjen.