Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm këtë javë kur temperaturat parashikohen të jenë nën zero.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj u kërkon qytetarëve që për çdo emergjencë ose nëse shohin persona të pastrehë të telefonojnë në nr. 112. Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për strehimin e këtyre të fundit.
“Java që vjen parashikohet me temperatura të ulëta❄️, nën zero. Ju lutem, tregoni kujdes! Për çdo emergjencë🆘 apo nëse shihni persona të pastrehë a në nevojë, telefononi 112☎️ ose kontaktoni me Qendrat Sociale të Tiranës”, shkruan Veliaj.