Investitori Mohamed El Alabbar ka dhënë një intervistë për “Top Story”, ku ka përshkruar fillimet e karrierës së tij dhe suksesin që ka korrur ndër vite.
Gjatë intervistës, Alabbar u pyet nëse kryeministri Rama ka ndërhyrë në projektet e tij.
A jeni takuar ju me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri?
Jo nuk e kam pasur kënaqësinë, me ambasadorin tonë jam takuar, biznesi nuk më përzien me ata por i përshëndes me mirësjellje. Unë s’kam marrëdhënie të forta me ambasadat por vetëm marrëdhënie diplomatike me kryeministrin e qeverisë.
Është thënë se Rama ndërhyn në projektet tuaja, a është e vërtetë ju sugjeron ndonjë gjë?
Jo, por Rama është artist ju e dini, unë e adhuroj mendjen e një artisti dhe ai nuk ndërhyn por psh po shikoj portin e peshkimit dhe dëshiroj të bëj një treg madhështor peshku me restorante,e pyes çfarë mendon ti dhe ai mendon se çfarë ndodh në botë, atë mendoj dhe unë sepse ai njeri është shumë i pasur nga ana kulturore por nuk përfshihet. Ai e shikon botën me një sy brenda syrit të artisti.