Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi në Kroaci.
Zyra për shtyp e Presidencës njofton se “Begaj po ndjek me shqetësim aksidentin tragjik që ndodhi sot në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar dhe u lënduan disa të tjerë”. Begaj i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Gjithashtu ai i siguron të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate.
Presidenti i garanton familjarët e të gjithë pasagjerëve te lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre.