Nga Mero Baze/

Sali Berisha po përgatitet të paraqes mos hyrjen në zgjedhje. Për këtë nuk vlejnë vetëm deklarata e tij por dhe mungesa e përgatitjeve për zgjedhje. Dhe pse kandidatët e tij janë zgjedhur përmes “primareve” qysh vitin e kaluar askush prej tyre nuk është shfaqur në fushatë.

Madje po të shikosh dhe sjelljen poltike të Berishës, a i duket sikur po përgatit partinë e tij për revolta dhe jo për zgjedhje lokale. Në fjalorin e tyre ka thirrje për përmbysje, revolucion, ikje të Edi Ramës etj, ndërkohë që gara e cila kanë përpara sipas gjithë sondazheve vë në pikëpyetje vetëm fatin e bashkive të Tropojës, Hasit e Kukësit.

Duke dështuar në përpjekjet për të bashkuar PD, dhe duke e kthyer betejën për bashkim në betejë për vulën e PD, tani Berisha po e deklaron e zë dhe figurë mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve të 14 majit, por me një arsyetim të ri, që nuk e kanë përdorur më parë.

Bojkotin e zgjedhjeve të 14 Majit Berisha do ta justifikojë si përjashtim nga zgjedhjet, meqë Gjykata nuk do ti jap vulën e PD. Deklarata e tij të qarat se pa vulë nuk hynë në zgjedhje, flasin qartë se ai ka përgatitur arsyetimin e bojkotit, për të mos ngjarë si bojkoti i vitit 2019.

Pra thjeshtë ka gjetur një mënyrë të re për të përsëritur një histori të vjetër e cila praktikisht i lë tërësisht pa rrënjë demokratët në pushtet në Shqipëri.

Por kjo nuk ka shumë rëndësi për Berishën. Bojkoti i 14 Maji ti jep Berishës mundësi të gjënjej edhe dy vjet të tjera demokratët me betimin për përmbysje të Edi Ramës me shpresë se ai do të dobësohet deri më 2025, kur ai është 81 vjeç.

Duke mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 Majit, Berisha nuk ka mundësi ti “zhgënjej demokratët si humbës i madh. Humbja e Berishës më 14 Maj do të jetë kombëtare nga Jugu në Veri, dhe do të jetë humbja më e thellë që opozita do të pësoj ndonjë herë në këtë vend në pushtet lokal. Dhe Berisha nuk ka fuqi ta përballoj këtë bilanc.

Plani i tij është më praktik. Ai do ta konsideroj mos marrjen e vulës nga Gjykata si përjashtim nga zgjedhjet, dhe do vazhdoj thirrje për revolucion. KQZ po e ndihmon në këtë aspekt. Çelibashi edhe pse është kryetar teknik i KQZ, sillet si president i vendit dhe flet për nevojën e zgjidhjes konfliktit brenda opozitës, a thua është “pajtues gjaqesh”, duke i dhënë oksigjen Berishës, të thotë se po nuk mora vulën nuk hyj.

Se i vetmi armik real i Berishës është të provohet në zgjedhje. Dhe ia nuk ka ndërmend të përballet me këtë armik.