Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se floriri i vjedhur sipas tij nga Sali Berisha dhe Ilir Meta po shitet ende në argjendaritë në Tiranë, e sipas tij ka edhe emrat e bizneseve. Në një intervistë në Report Tv, në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Beqiri tha se një fakt i tillë është lehtësisht i verifikueshëm.
“Sot po shitet floriri i Karrabës në dyqane, jua them unë, se floriri jonë dallon”, tha Beqiri. Beqiri tha se ka prova që implikojnë Sali Berishën dhe Ilir Metën në një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e vendit. “Ka shumë dëshmitarë, përgjegjësi i rojës së floririt ka qenë filani që ka pasur 7 të armatosur të tjerë, një ditë pasi të vidhej është urdhëruar nga Berisha që të ikte. Ai ka zbatuar urdhrin, por është fshehur në tunel dhe ka parë veprimit, kanë ardhur me çantë shpine ushtarake dhe kanë dalë, dyert janë të blinduara.
Berisha mbylli hetimet, se ai e urdhëroi. Meta ka bërë vjedhjen e dytë. Ka qenë më banale, u vodhën me helikopter. Kur erdhën në pushtet socialistët në 1997, edhe pse e dinin të gjithë që vodhën floririt. Ka dëshmitar se badigardët e Metës kanë vjedhur, nuk jetojnë më se kanë vdekur në mënyrë misterioze”, shtoi avokati.
Një ndër provat që për Beqirin është tregues i pastër që është një vjedhje shtetërore është se dyert janë hapur e çelës, pra nga persona që kanë pasur dijeni. “Ishte bërë prova nëse hedh 50 kg tritol, do shembej mali, por përsëri nuk do hapeshin duart. Këto i hapën me çelës. Mos fillimi i hetimit nga prokurori”, përfundoi Beqiri.