Ashtu siç ishte paralajmëruar, banorët e Dukagjinit kanë protestuar për ndërtimin e rrugës që e lidh krahinë historike Dukagjinin me Shkodrën. Në mbështetje të protestuesve ka dalë edhe deputeti i PS-së, Benet Beci i cili u shpreh se është plotësisht dakord me kërkesën e tyre.
Banoret e Dukagjinit, të braktisur prej 30 vitesh siç vetë ata shprehën kërkojnë ndërtimin e rrugës duke zgjedhur që me anë të protestave t’i dalin sot kësaj treve.
Nga ana tjetër banoret shprehen se nëse nuk ka një reagim nga institucionet atëherë ato do të bojkotojnë zgjedhjet.