La Liga në Spanjë është në javën e 23-të. Gjithçka këtë të diel nisi në Bilbao, aty ku vendasit e Athletic u mundën 2-3 nga Girona.

Katalanasit kanë treguar formë të mirë dhe në ndeshjet e fundit e kanë marrë veten, duke qenë vetëm katër pikë pas zonës europiane. Bilbao nga ana tjetër me dy humbjet radhazi i largohet vendit të gjashtë, që do të thotë një vend në Kupat e Europës. Befasinë këtë javë e bëri Barcelona, me kryesuesit e La Liga që humbën 1-0 në udhëtim nga Almeria.

Almeria mundi 1-0 Barcelonën për javën e 23-të në La Liga. Në stadiumin “Mediterranos” vendosi goli i Toure në minutën e 24. Pas asistit të Suarez, sulmuesi nuk gaboi përballë ter Stegen duke shënuar me forcë. Befasi për katalanasit që pësojnë dy humbje në pak ditë, kjo edhe pas eliminimit nga Manchester United në Europa League. Megjithë humbjen, Barça me 59 pikë mban vendin e parë, 7 pikë më shumë se Real Madrid. Me këtë fitore, Almeria lë zonën e ftohtë dhe ngjitet në vendin e 15-të me 25 pikë.