Një dron i dërguar në “Big Brother Vip” për Armaldo Kllogjerin, solli një reagim të ashpër nga piloti Arbër Xhaja.
Piloti Arbër Xhaja, i cili u bë i famshëm edicionin e kaluar në “Big Brother Vip”, ka hedhur akuza të rënda ndaj produksionit të reality-show-t. Sipas tij, ka qenë produksioni ai i cili ka dërguar dron për Maestron në “Big Brother Vip”, pasi ai nuk ka marrë asnjë kërkesë për t’i dërguar atij një surprizë të tillë.
Por, në “Instagram-in” e Maestros, i cili thuhet menaxhohet nga bashkëshortja e tij, Aida, ka ardhur një kundërpërgjigje, e cila duhet thënë që nuk është aspak miqësore.
Më tej në një tjetër postim, Arbër Xhaja, ka shpërdnarë story-n e një faqeje, e cila shkruan: “Bëji të fala Maestros se ka mbyllur tag-un.”
Krahas këtij postimi, piloti shkruan: “Jo, unë i bëj të fala atij ose asaj që menaxhon faqen e Maestros, se ai i shkreti për pak famë ka hyrë.”