Sali Berisha ka marshuar në mbyllje të protestës te Kryeministria, para Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës.

I shoqëruar nga disa protestues, Berisha ka dhënë dhe një mesazh “të koduar”, pas thirrjes për protestë tjetër të hënën.

“Erdhëm këtë për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi. Ai është anëtar familjar i familjes, duhet të japë urgjentisht dorëheqjen.

Ky marshim është paqësor, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike. Sot kaluam para Parlamentit. Ditën e hënë revolucioni është para Parlamentit”, u shpreh ai.

Protesta e sotme u mbyll pa incidente, përveç disa tymueseve dhe molotovëve që u hodhën në shkallët e Kryeministrisë, por nuk dihet se çfarë do të ndodh të hënën. Nëse fjala e tij ishte një mesazh për akte “revolucioni”.