Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha dhe kandidatij e tij Belind Këlliçi për protestën para godinës së Bashkisë së Tiranës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se:

Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik!
E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën! ✌️