Diktati në kampionatin gjerman që qenë kapitull i mbyllur në dekadën e fundit, por sezoni aktual ka rrëfyer tjetër histori pas 21 javësh të zhvilluara.
Të besuarit e Nagelsmanit mbajnë kreun me 43 pikë, të njëjtën kuotë pikësh si Dortmundi dhe Union Berlini, ndonëse më golavarazh qëndrojnë me lart.
Statistika e mësipërme dëshmon se eklipsimi i Bajernit është zbehur, çka i ka dhënë mundësi ekipeve të tjera të përfitojnë.
Unioni kishte mundësinë e artë për të marrë kreun për herë të parë, megjithatë nuk ia dolën më shumë sesa barazimi në fushën e vet ndaj Shalkes.
Nga krahu tjetër, Dortmundi vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer në vitin 2023, e përkthyer me fitore në çdo fron ku ata kanë zbarkuar.
Të besuarit e Terziçit u treguan të pamëshirshëm ndaj Hertës, ku i detyruan miqtë të nxirrnin në 4 raste topin nga rrjeta e vet.
Gjithsesi kjo panoramë historike nuk ka për të zgjatur shumë nëse shikojmë kalendarin, pasi java e 22-të do të rezervojë “betejën” Bajern-Union.