Pse keni heshtur? Nuk jeni paraqitur në interpelancë, heshtni si strategji?
Rama: Në fakt unë nuk kam heshtur kam thënë çfarë mund të them unë në kushtet kur nuk ka asgjë që lidhet drejtpërdrejtë me mua e qeverinë apo këdo zyrtarë shqiptarë. Çështja ka marrë bujë por jo për shkak të aspketit të hetimit që lidhet me Shqipërinë por për akuzën që ai lidhte me një oligark të njohur rus.
Së pari unë dua të përsëris se nuk kam shumë çfarë të them në këtë bisedë, por duke qenë se sor refuzova dhe do të refuzoj në mënyrë të vazhdueshme jo për çështje konkrete por në tërësi të jem në sallë të kuvendit apo të përfshihem me një opozitë që është në një nivel etik të frikshëm dhe që më ka tërhequr edhe mua në atë nivel por ja vlen me qetësi dhe faleminderit për mundësinë të shpjegoj gjëra që mund ti shpjegoj.
Atë e kam takuar me kërkesë të tij, e kam pritur në zyrë kemi pasur bashkëbisedim miqësor në terma të përgjithshëm, më ka treguar se puna e tij ka në fokus influencën ruse, kemi folur për rajonin dhe influencën ruse dhe pastaj takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu ose pranisë time Në SHBA dhe më ka ftuar në zyrat e FBI-së në New York. Nuk shof asgjë të jashtëzakonshme përveç një marrëdhënie normale, skam pasur asnjë detyrim të lajmëroj ambasadën amerikane se është pjesë e detyrës time.
Ju thoni që ju ka tërhequr opozita në një etikë të papëlqyeshme dhe ajo opozitë thotë që ju lidheni me një lobim të këtij zyrtari. Është brenda protokollit shtetëror të takohen dy individë me interesa biznesi me një zyrtar të FBI-së dhe kryetarin e një vendi?
Së pari që ti kthehem qëllimit të shtjellimit tuaj, opozita thotë këto dhe të tjera por problemi është se I thotë opozita dhe jo drejtësia amerikane.
Nëse do i thoshte vetëm opozita unë nuk do jua thoja.
Mediat ndërkombëtare nuk thonë asgjë të tillë, nuk implikojnë qeverinë apo mua dhe s’kanë pse e bëjnë kur aktakuza nuk e ka një gjë të tillë. Unë ju siguroj që nuk ka asnjë rresht për këtë e as nuk jemi pyetur as nuk na është kërkuar të japim shpjegim. Rasti i ish-zyrtarit të FBI-së ka të bëje konkretisht se si ai I ka zbatuar rregullat e kodet etike të FBI-së me ligjet e vendit të vet. Ju thatë që a është etike ta takoj me dy biznesmenë? Kjo nuk ka ndodhur nuk e kam takuar me asnjë lloj biznesmeni, ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan që ma ka prezantuar si mikun e tij dhe I kam thënë bujrum.
A ka përfituar tender nga qeveria ky qytetar?
Unë nuk flas për marrëdhënien që kam pasur unë me zyrtarin e lartë të FBI-së dhe nuk jam njeriu që duhet të pyetet a ka përfituar gjë, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë.
Top Channel