Përgjatë dy ditëve të fundit, mediat pranë opozitës kanë shpërndarë lajmin se është vendosur dyfishimi i çmimit të patentës në vend.

Kjo gënjeshtër e shpërndarë me dashje, vijoi të qarkullonte ndonëse vetë Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, e përgënjeshtroi atë.

“As rritet e as dyfishohet çmimi i patentës! Eliminohet evazioni fiskal dhe informaliteti në sektorin e Autoshkollave!
Nuk rritet asnjë tarifë publike që lidhet me shërbimin dhe lëshimin e Leje Drejtimit!
Goditet fenomeni i sekserëve që kapin kursantë për ti përdorur Autoshkollat si Nipte apo sa për letra, pa u kryer procesi mësimor, duke iu shmangur kurseve në teori e praktikë, në këmbim të një pagese të ulët por të parregullt! Luftohet konkurrenca e pandershme dhe paligjshmëria!”, shkroi Gonxhe në rrjetet sociale.

Pavarësisht sqarimit publik nga Gonxhe, duket se mediat pranë opozitës mbeten ende të interesuara për të ngritur një stuhi në gotë, me një lajm krejt të pavërtetë.