Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin er Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Për fat të mirë vazhdojmë mos të kemi viktima, ndërsa rastet e reja janë 10, ndërsa 13 qytetarë janë shëruar. Ministri vazhdon t’u bëjë apel qytetarëve që të mos e neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë dimrit.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 388 testime, ka 10 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit. 1 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 388 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki: 6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnje, Vlorë, Kuçovë. Janë 115 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,532 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 388

Testime totale 2,031,228
Raste pozitive 333,243
Raste të shëruara 329,532
Raste Aktive 115
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Vlorë 9
Fier 9
Elbasan. 2
Durrës. 1
Berat. 1