Dy prej protagonisteve të BBV Kosova janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën, aq sa kanë arritur të kujtojnë të shkuarën. Modelja Vivien i përmendi ish-Missit Juliana (Xhuli) një video skandal të publikuar shumë vite më parë.

“Të paktën unë s’kam nxjerrë ato videosh seksi për të dalë në televizor”, ka thënë Vivien drejtuar Xhulit. Ndërkohë, Xhuli është shokuar nga kjo thënie e Vivienit, teksa i ka thënë se “duhet të ketë turp për këtë gjë”.

“Nuk është video seksi, është video intime, dhe e bëj përsëri me burrin tim nëse dua. Marre duhet me të ardh. Dikush është shantazhuar dhe s’është punë qejfi”, ka thënë Xhuli.

Kujtojmë se Xhulit i doli një video intime me të dashurin e saj aso kohe që ishte këngëtari Ledri Vula dhe tentoi që ta shmangte publikimin duke paguar shuma të mëdha parash, por i kërkonin vazhdimisht dhe nuk ia doli dot më. Për këtë arsye qëndroi shumë gjatë jashtë syrit publik, por konkurrentet në BBVK ja kanë kthyer në vëmendje.

Gjatë një bisede, Melisa është shprehur: “Kjo çoi Ledrin për dy javë në shtrat. Kjo brenda është e butë, jashtë bën kështu”.

Juliana nuk e ka mohuar, por vetëm ka qeshur. Kujtojmë se vite më parë, Julit i doli një video gjatë një momenti intim. Gjatë një ‘spektakli banorja u shpreh se kjo histori i dhemb akoma pasi nuk është vetëm e saja, por edhe e shumë grave të tjera, të cilat janë përballur në të njëjtën situatë si ajo.

Xhuli tregoi se ka qenë e lidhur gjatë asaj kohe dhe dikush i ka hakuar kompjuterin e saj dhe i ka filmuar në çastet e tyre më intime.