Në një postim në twitter, Allison Guerrero, një prej dëshmitareve kryesore në çështjen McGonigal, dhe një nga personat kryesorë ku opozita shqiptare është mbështetur për të akuzuar kryeministrin Rama. ka shkruar se i vjen keq që ka abuzuar me alkoolin.

Guerero thotë se ka dashur të jetë e sinqertë me McGonigal dhe se nuk ia dëshiron këtë gjendje askujt.

“Kam bërë një mal me mut për të cilat më vjen turp dhe më vjen keq, sepse është e turpshme që kam abuzuar me alkoolin ashtu siç kam bërë. FBI-ja më mbikëqyrte për vite me radhë dhe me të vërtetë më mundonte. Unë nuk ja dëshiroj këtë askujt, por është diçka që dua të jem e sinqertë ndaj respektit të Çarlit“, shkruan Alison.

Allison Guerriero është ish e dashura e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, me të cilin kishte një lidhje paralele gjatë kohës që ishte i martuar. Ka qenë ajo, e dashura e cila ka sinjalizuar FBI-në që të niste hetimet për McGonigal, për shkak të dyshimeve që kishte pasur që nga momenti kur në shtëpi i kishte gjetur një çantë me shuma të mëdha parash, për të cilat ish-zyrtari i lartë i FBI-së, i kishte thënë se i kishte fituar nga një bast. /Hashtag.al/