Roma fitoi 2-0 me Empolin për javën e 21-të në Serie A. Në “Olimpico” kryeqytetasit likuiduan Empolin pas vetëm gjashtë minutash, duke shënuar dy herë.
Ibanez në minutën e dytë dhe Abraham në të gjashtën përfituan nga pasimet finale të Dybala-s, që është kthyer në “diamantin” e Romës. Roma me 40 pikë merr vendin e tretë (një ndeshje më shumë), teksa Empoli me 26 pikë qëndron në vendin e dhjetë.