epa09625366 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

I dërguari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është detyrim. Ai ka thënë se diskutimet për themelimin e Asociacionit duhet të fillojnë menjëherë.

“Dua të sqaroj çfarë kam thënë. Është obligim. Është pjesë e kësaj marrëveshje themelore. Është edhe në konkluzionet e Këshillit. Është një fakt objektiv. Se çfarë i kërkohet Kosovës. Pyetja është se sa shpejt do të ndodh. Jam konfident që me këtë marrëveshje që Kosova e ka kuptuar që duhet bëhet. Diskutimet për implementim duhet të fillojnë menjëherë” , ka thënë Escobar

Serbia insiston në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një asociacionin njëetnik, pasi sipas tyre do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit. Në përgjigje të tyre, zyrtarët e lartë amerikanë më herët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë formimin e një Republike Sërpska në Kosovë.

Në javët e fundit, Amerika është bërë gjithnjë e më e zëshme duke thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka nevojë dhe do të zbatohet. Ky reagim vjen një ditë pas takimit të nivelit të lartë të mbajtur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE ku u diskutua dhe u ra dakord parimisht për planin evropian që synon normalizimin marrëdhënieve Kosovë-Serbi.