Sali Berisha dhe Ilir Meta vijojnë protestën para Kuvendit duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Analisti Frrok Çupi në studion e “Tirana Live” thotë se kjo protestë nuk ka asgjë të re, por pamjet e saj janë të njëjtat me ato të tubimeve të mëparshme.

“Janë pamje që i kemi parë më parë. Nuk ka asgjë të re. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër Berisha, përveç dhunës dhe zjarrvënies. Ka një arsye tjetër që e bën, dhe para miletit të tij flet si para tumave: mashtron.

Përveçse zëri i lartë, i gjithë fjalori i tij është i njëjtë. Ai ka parashtruar dy platforma, platforma e dhunës dh po të kishte më shumë njerëz do t’i kishte vënë zjarrin parlamentin dhe ka problem të madh me Amerikën dhe në një deklaratë mori në mbrojtje ish-prokurorin Adriatik Llalla. Ai fitoi azilin politik në Itali”, tha ai.

Ai theksoi se Partia Demokratike është helmuar prej kohësh nën drejtimin e Sali Berishës. Analisti thotë se veprimet e SPAK për të sekuestruar 34 pasuri të Ervis Martinajt e kanë tmerruar ish-kryeministrin, pasi siç shprehet Çupi, Martinaj, i konsideruar si “mbreti” i lojërave të fatit është një person i afërt i Sali Berishës.

“PD është helmuar që në fillim me Sali Berishën. Interesat e Sali Berishës kanë ardhur përballë murit, përballë hekurave. Ndodhet para rrugës për të dhënë llogari për ato që i ka shkaktuar Shqipërisë. Sekuestro i pasurive të Ervi Martianjt. Ai është i afërm i Berishës. Berisha është i tmerruar prej sekuestros ndaj Martinajt”, shtoi ai.

Mes tjerash, Çupi thotë se i gjithë interesi që ka sot Sali Berisha është mënyra se si të ruajë pasurinë e vënë përmes korrupsionit.

“Opozita nuk ka ide. I gjithë interesi është ky: mos prekni Shkëlzenin dhe paratë e mia. Ai nuk ka njerëz me vete. Janë dy presidentë, janë dy qyqarë në krye të këtyre njerëzve”, shtoi ai.