Gazetari Bora Zukali është shprehur se deri më tani janë bërë 400 ndalime e 136 arrestime ndërtuesish.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ai tha se ndërtuesit fillimisht nisin ndërtimet me standarde europiane por gjatë punës kanë vjedhur hekurin dhe materialet e tjera.

“Nuk di nëse ka ndërtues shqiptarë, por ka 400 ndalime, janë bërë 136 arrestime. Në Turqi janë bërë të gjithë me diploma dhe kontraktorë. Pas tërmetit 1999 shteti e ndryshoi ligjin. Kur fillojnë ndërtimet ka mashtrime, vjedhin hekurin, cilësinë e betonit. Investojnë më shumë vetëm në pamje”- nënvizoi ai.