Qindra njerëz kanë vdekur gjithashtu në Siri, pavarësisht se epiqendra e tërmetit të mëngjesit të sotëm erdhi nga Turqia. Videot dhe imazhet që po shfaqen në rrjet nga Siria, tregojnë një shkatërrim të gjithë zonës së prekur.
Banorët largohen dhe bërtasin ndërsa ndërtesat shemben një e nga një.
Disa zona të prekura nga tërmeti nuk janë nën kontrollin e qeverisë, kështu që aksesi në kujdesin mjekësor dhe furnizimet e urgjencës janë të kufizuara. Bluzat e Bardha, organizatë humanitare që punon në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, kanë bërë thirrje për ndihmë urgjente.
Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 1300 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.
An #earthquake collapses a building in #Aleppo pic.twitter.com/fPmCBuTSRC
— MOHAMMED HASSAN (@MHJournalist) February 6, 2023