Moti siberian është zhvendosur drejt Evropës Lindore për t’ia lënë vendin një mase ajrore shumë më të ngrohtë me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore. Nga mesi i javës deri të dielën, pritet që të ketë rritje temperaturash në të gjithë vendin. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 19 gradë.
“Temperaturat e ajrit të jenë krejt ndryshe krahasuar me javën që lamë pas. Minimalet, deri në mesin e javës, mbeten në vlera negative, -3 deri në -4 në zonat malore. Më ftohtë do të jetë kryesisht në qarkun e Korçës. Sa i përket bregdetit dhe zonave të ulëta do të jenë në vlera pozitive nga dy deri në 6 gradë.
Ndërsa maksimalja ngjiten deri në 15 gradë. Duke filluar nga mesi i javës, nga e mërkura deri të dielën do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin shqiptar. Mbeten në zero apo 1 gradë zonat malore dhe maksimalet ngjiten në 12 gradë në Kukës dhe Has.
Përsa i përket bregdetit dhe zonave të ulëta maksimalja do të ngjitet në 18 apo 19 gradë. moti do të jetë i qëndrueshëm me kthjellime dhe diell në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Vranësirat do të jenë kalimtare kryesisht në orët e pasdites dhe në zonat malore.”, tha meteorologia Lajda Porja.